75 Mall Live Search
11:30 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Si të përballojmë emergjencën mjekësore në misionet hapësinore?

Këtu në tokë, kur kemi emergjenca mjekësore e thërrasim ambulancën, por në sipërfaqen hapësinore kjo nuk është opsion.
Për astronautët që jetojnë në sipërfaqen hapësinore, toka është shumë orë larg prandaj astronautët duhet të kenë trajnime mjekësore që të jenë në gjendje t’i përballojnë emergjencat mjekësore, shkruan Indeksonline.

Gjithmonë ekziston mundësia që të evakuohen astronautët gjatë ndonjë misioni por jo edhe kur kanë udhëtime në Hënë apo Mars. Një udhëtim në Hënë merr kohë disa ditë, ndërsa në Mars disa vite. Prandaj ata duhet të jenë të përgatitur për të punojnë vet nëse kanë ndonjë problem mjekësor, sidomos për ata që udhëtojnë në Mars, pasi që kanë të kufizuar komunikimin me bazën.

Sinjalet e radios mund të prishën deri në 20 minuta në Mars, prandaj ata duhet të jenë të gatshëm që të ndihmojnë vet-vetën.

Pra si stërviten për emergjenca mjekësore gjatë udhëtimeve hapësinore? Për këto stërvitje po punon spitali i Boston “Brigham and Women’s Hospital”. Me fondacionet nga ‘NASA’ ky spital ka ndërtuar një dhomë special për këto stërvitje. Nuk është e njëjta dhomë sikurse në hapësirë por është një version se si duket.

Kjo dhomë i ka pajisjet e limituara sikurse në hapësirë sepse nuk është e mundur të dërgohet ndonjë pajisje e rënd sepse kushton shtrenjtë. Pra astronautët duhet të mësohen të përdorin pajisje të vogla por strategjike për nevojat e tyre. /Indeksonline/

Temat: