Protestë më 28 nëntor
28 nëntori i këtij viti, duket se do përcillet ndryshe nga herët e kaluara siç ndodhte në Prishtinë duke u festuar si Dita e Flamurit Kombëtar.
Kjo për shkak të disa pakënaqësive nga një grup i diasporës, të cilët përmes një publikimi në facebook, kanë paralajmëruar një protestë në sheshin ”Skenderbeu” në Prishtinë.
Ky grup i mërgimtarëve kanë lënë të nënkuptojnë se janë të pakënaqur me udhëheqësit e institucioneve të vendit, pasi edhe motoja e kësaj proteste është quajtur ”Diaspora kundër Qeverisë së Korruptuar”.
Diaspora kosovare të organizohet dhe të jap kontributin e sajë në këtë drejtim.
Ky organizim nuk është i organizuar nga asnjë parti politike por thjeshtë nga Kosovarët që jetojnë në diasporë e të cilët duan që ta japin kontributin e fundit për ta çliruar përfundimisht kosovën”.