Milionat e shpenzuara për udhëtime
Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti shpenzimet e udhëtimeve janë rritur për 27 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Sivjet gjatë gjysmës së parë të këtij viti për këtë qëllim janë shpenzuar 6 milionë e 140 mijë euro, derisa gjatë gjysmës së parë të vitit paraprak 4 milionë e 850 mijë euro.
Hiç më pak se 6.1 milionë euro kanë shpenzuar institucionet e vendit për udhëtime zyrtare vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti e ku në raport me vitin paraprak ka një rritje prej 27 për qind. Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti shpenzimet e udhëtimeve janë rritur për 27 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Sivjet gjatë gjysmës së parë të këtij viti për këtë qëllim janë shpenzuar 6 milionë e 140 mijë euro, derisa gjatë gjysmës së parë të vitit paraprak 4 milionë e 850 mijë euro.
Sipas raportit gjashtëmujor të Ministrisë së Financave për këtë qëllim gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë shpenzuar 2 milionë e 770 mijë euro ose rreth 700 mijë euro më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.