Youtube do iu njoftojë se sa kohë keni humbur në të
Youtube ka vepruar krahas rrjeteve të tjera sociale duke shtuar një veçori të re.
Kur përdoruesit të hapin menunë e tyre të llogarisë, tani do të shohin një profil të përditësuar që tregon sasinë e kohës që kanë shpenzuar për të parë videot. Këtë mund ta bëni për kohën e një dite, apo të një jave.
YouTube Music dhe YouTube TV nuk llogariten në profilin “koha e shikimit“./Indeksonline/