75 Mall Live Search
19:33 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

“Shumë e poshtër kjo Serbi, por edhe shumë ma t’poshtër liderët e zi, që lidhën besë me Serbi”

Gjatë ditës së sotme në Gjakovë u mbajt një protestë e nënave të të pagjeturve, kundër ardhjes së pelegrinëve serb në këtë komunë.

Një prej nënave të të pagjeturve në Gjakovë me plot dhimbje shprehu zhgënjimin e saj më të madh me pushtetarët.

Përgjatë mbajtjes së protestës gruaja në fjalë tha se Serbia është e poshtër por edhe më të këqinjë sipas saj janë politikanët që kanë lidh besë me ta, për t’i ruajtur karriget e tyre.

“Po na masakrojnë, po na sakatojnë, po na i marrin njerëz në rrugë. Nuk është konë budallë ai që ka thënë: Shumë e poshtër kjo Serbi, por shumë ma t’poshtër liderët e zi, që lidhë besë me Serbi, me ja rujtu vetit karrikën, popullit t’juj ja keni vu thikën”, ka thënë ajo.

Në protestën e sotme ishte pikërisht Anëtarja e Komisionit qeveritar për të pagjeturit, Nesrete Kumnova e cila u alivanos përderisa po fliste para protestuesve./Indeksonline/

Temat: