75 Mall Live Search
10:23 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mariano, në mesin e 11 lojtarëve të rikthyer në Real Madrid

Plotë 11 lojtarë të Real Madridit janë rikthyer te ”Los Blancos” që nga sezoni, 2013/14.

Dhe Mariano Diaz pritet të bëhet anëtari më i ri në listën e lartëcekur.

Klubi madrilen e ka përdorur suksesshëm opsionin e rikthimit të lojtarëve në disa raste, duke lejuar largimin e më pas duke i rikthyer.

Kjo ndodhi me futbollistët si Dani Carvajal, Alvaro Morata, Marco Asensio e të tjerë, transmeton IndeksOnline.

Më poshtë, MARCA ka renditur lojtarët që janë rikthyer te Real Madridi pas largimit paraprak.

Dani Carvajal

Denis Cheryshev

Casemiro

Lucas Vazquez

Alvaro Morata

Marco Asensio

Jesus Vallejo

Borja Mayoral

Marcos Llorente

Federico Valverde

/IndeksOnline/

Temat: