75 Mall Live Search
13:24 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sava Janjic kundër shkëmbimit të territoreve dhe demarkacionit

Udhëheqësi i Manastirit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, Sava Janjic në një intervistë për mediat serbe është shprehur kundër idesë së shkëmbimit të territoreve.

Sipas tij kjo ide vetëm po dëmton mardhëniet mes shqiptarëve dhe serbeve.

“Këto deklarata të papërgjegjshme dhe sidomos kampanja e mediave e cila po mundohet të imponojë tek publiku si të vetmen zgjidhje, kanë bërë që mardhëniet mes shqiptarëve dhe serbeve të bëhen më keq”,  tha Janjic për revistën Vreme.

Ai po ashtu u shprehë kundër demarkacionit, ku tha se kjo do të sjelle jo stabilitet në Ballkan dhe do të ishte një tragjedi për serbet që jetojnë në jug të lumit Ibër. Janjic është kundër këtyre politikave ndarëse, transmeton Indeksonline.

“Nuk është çudi që përkrahja aktive e politikave ndarëse, e cila ka përkrahjen e Vuçiç dhe Thaçit, vjen nga ideologu për spastrimin etnik në ish Jugosllavinë, Vojislav Sheshel”,  tha Janjic në intervistën e tij.

Tjetër në intervistë, Janjic tha se çdo konflikt duhet të zgjidhet në paqe dhe se për këtë janë përgjegjës qytetarët, sidomos krishterët që janë të obliguar për të krijuar paqe./Indeksonline/