Vritet udhëheqësi separatit i Donetskut
Udhëheqësi separatist rus i Republikës së vetëshpallur të Donetskut, Alexander Zaharchenko është vrarë sot në një shpërthim në Donetsk.
Siç njofton TASS, duke përmendur një burim të saj, shpërthimi ndodhi në restorantin “Separ” në momentin kur Zaharchenko ishte në të.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova bëri fajtor Kievin se qëndron prapa sulmit.
“Alexander Zaharchenko vdiq në Donetsk gjatë një sulmi terrorist, në vend që të zbatonte marrëveshjet e Minskut dhe të gjente rrugën për të rregulluar konfliktin e brendshëm, pala e Kievit po zbaton një skenar terrorist që komplikon dhe pa atë një situatë të vështirë në rajon”, tha zëdhënësja Zaharova.