75 Mall Live Search
08:24 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

May nuk bën asnjë kompromis mbi Brexit

Kryeministrja britanike Theresa May premtoi sot se do t’i qëndrojë projektit të saj për marrëdhënie tregtare të ngushta mes Britanisë së Madhe dhe BE-së pas Brexit pavarësisht një kundërvënie të fuqishme nga kampi pro-Brexit.

Në korrik, May kishte prezantuar një “Libër të Bardhë” në të cilin ajo propozonte kryesisht krijimin e një zone të tregtisë së lirë me BE-në, duke u mbështetur në një bashkësi rregullash të përbashkëta në lidhje e mallrat dhe sektorin agroushqimor.

Ky plan ka shkaktuar menjëherë kundërshtimin e grupit që është për një Brexit të ashpër sepse ata e konsiderojnë këtë si një anashkalim të referendumit që vendosi daljen nga BE-ja në qershor 2016.

Madje për shkak të këtij projekti erdhën edhe dorëheqjet e bujshme të minstrave të Punëve të Jashtme, Boris Johnson dhe atij për Brexit, David Davis.

Nga ana tejtër, krerët e BE-së kanë ngritur dyshime mbi realizimin e tij.

Largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja është programuar më 30 mars 2019. Londra dhe Brukseli pritet të arrijnë një marrëveshje deri në tetor për të organizuar ndarjen e tyre dhe të hedhin bazat për marrdhënien në të ardhmen.