Vdes një person në Prishtinë
Një person është gjendur pa shenja jete brenda një ndërtese në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, rreth orës 21:30 të mbrëmjes.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, teksa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Kurse, policia këtë rast e ka klasifikuar si vdekje të dyshimtë./Indeksonline/