Facebook padit BlackBerryn
Facebook akuzoi ditën e sotme BlackBerry për vjedhjen e teknologjisë së komunikimit nga Facebook Messenger dhe WhatsApp.
Në një padi prej 118 faqesh Facebook pretendon se BlackBerry ka shkelur pesë patenta si: patenta për analizimin dhe gjurmimin e të dhënave të GPS-së, teknologji të audio komunikimit dhe mënyra me të cilat aplikacionet shfaqin grafikat, videot dhe audiot.
Facebook thotë se këto shkelje i kanë shkaktuar dëme të vazhdueshme Messenger dhe WhatsApp.