Konjufca për deklaratën e Haradinajt: Nëse përleshet me Albinin, Albini kish pas me sos
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka komentuar deklaratën e kryeministrit Ramush Haradinaj i cili ka thënë se është i gatshëm edhe të përleshet me njerëzit që e ofendojnë, duke iu drejtuar liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që e ka quajtur hajn.
“Unë mendoj se nëse përleshet me Albinin, rezultati është i qartë, Albini kish pas me sos”, ka thënë Konjufca.
Ky i fundit këtë deklaratë,e bëri pas dështimit të mbajtjes së seancës së thirrur nga opozita lidhur me miratimin e rezolutës për integritetin territorial të Kosovës.