75 Mall Live Search
17:46 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gruaja akuzohet për vrasje, helmon burrin me pika të hundës

Një grua është akuzuar për vrasje pasi dyshohet se helmoi burrin e saj me pika të syve.

Lana Clayton, 52 vjeç, u arrestua pasi bashkëshorti i saj Stephen Clayton, 64 vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tyre në Karolinën e Veriut, transmeton Indeksonline.

Clayton u shpall i vdekur pasi ra poshtë shkallëve në hyrje të shtëpisë së tyre të madhe në Clover, 20 milje nga Charlotte.

Gjatë autopsisë për të përcaktuar një shkak vdekjeje, një test toksikologjik gjeti një nivel të lartë të tetrahydrozolinës kimike në trupin e tij.

Kimikatet gjenden në sprej të hundës dhe pika të syve. Substanca mund të jetë toksike kur administrohet në doza të mëdha.

Të premten, policia e Qarkut York gjithashtu akuzoi zonjën Clayton për manipulime të paligjshme dashakeqe ndërmjet datave 19 dhe 21 korrik, kur ndodhi vrasja e supozuar.

Një deklaratë e lëshuar nga policia shkruante: “Lana Clayton i pranoi hetuesve se e administroi substancën tek Stephen Clayton pa dijeninë e tij”.

Policia nuk ka dhënë detaje rreth arsyes së këtij veprimi dhe tha se rasti mbetet nën hetim./Indeksonline/.