Thaçi: Me Vuçiqin kemi luftuar, por sot flasim për paqe
Presidenti Hashim Thaçi, është pyetur rreth raportit me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, me të cilin po i zhvillon bisedimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
“Të them të drejtën raportet janë konstruktive, as nuk më mungon, por dihet se as atij nuk i mungoj. Kemi luftuar, kemi qenë pjesë e ushtrive tona, por sot flasim për mirëkuptim, marrëveshje dhe paqe“, deklaroi ai, shkruan Indeksonline.
Më tej, presidenti Thaçi, theksoi se një njohje mes dyja shteteve do të jetë historike për Kosovën dhe Serbinë dhe për një paqe në Ballkanin Perëndimor./Indeksonline/.