75 Mall Live Search
21:02 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pas 130 milionë vitesh zbulohen kockat e një dinozauri

Në veri të Kinës janë gjetur kockat e një dinozauri të vjetër.

Agjencia e lajmeve ‘Xinhua’ njofton se shkencëtarët e këtij vendi, në Lijialong të provincës Hebei hasën në fosil të kockave të legenit të dinozaurit që ka jetuar para 130 milionë vitesh. Hulumtimet e zhvilluara në fosilin e copëtuar tregojnë se dinozauri ka qenë me madhësi prej 7 deri në 10 metra, transmeton Indeksonline.

Supozohet se bëhet fjalë për ndonjë lloj të ri të dinozaurit.

Drejtuesit lokalë lejuan gërmimin në këtë rajon, ku edhe më herët ka patur mbetje fosilesh.