75 Mall Live Search
23:05 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Veprimi i Carvajal pas lëndimit të Shaw ka marrë vëmendjen e gjithë Botës

Anglia u takua me Spanjën në ndeshjen e Ligës së Kombeve që u zhvillua në Wembley.

Një moment i rëndë ndodhi gjatë ndeshjes, ku një përplasje e Carvajall dhe Luke Shaw e la këtë të fundit të lënduar rëndë në tokë.

Ai u zëvendësua menjëherë dhe u largua drejt spitalit për kontrolle të detajuara, shkruan indeksonline.

Mbrojtësi spanjoll ishte dukshëm i brengosur për gjendjen e Shaw dhe nuk u zhvendos për gjashtë minuta, pasi stafi mjekësor i FA po kuronte futbollistin e Man Utd.

Pas ndeshjes, Carvajal shkoi në dhomën e zhveshjes të vendasve në një përpjekje për të gjetur Shaë, por anglezi ishte dërguar drejt në spital për një skanim.

Carvajal nuk u ndal në misionin e tij dhe vendosi të thërrasë David De Gean, shokun e tij spanjoll, i cili është shokë me Shaw në nivel klubi.

Ylli i Real Madridit e pyeti portierin e Manchester United për numrin e telefonit të Shaw, dhe menjëherë dërgoi lojtarit të dëmtuar një mesazh të drejtpërdrejtë.

Marca raportoi se Shaw iu përgjigj Carvajal duke “pranuar se nuk kishte asnjë qëllim keqdashës nga 26-vjeçari dhe se kjo ishte vetëm një përplasje e shkaktuar nga një top i lirshëm”.

Carvajal duhej të zëvendësohej në minutën e 37-të në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, kështu që ai u prek nga lëndimi i kundërshtarit të tij. /IndeksOnline/

 

 

Temat: