Kosovari lëndohet derisa peshkonte në det
Një kosovar, me inicialet I.P., 38-vjeç është shtrirë në Spitalin e Lezhës pasi i njëjti ka pësuar lëndime derisa ishte duke peshkuar në det, transmeton Indeksonline.
Ngjarja ka ndodhur tek Rëra e Hedhur në Shëngjin dhe sipas policisë i njëjti tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Në Shëngjin, tek Rëra e Hedhur, shtetasi I. P., vjeç 38, banues në Kosovë, duke peshkuar në det, ka humbur ekuilibrin dhe është rrezuar në ujë, dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Materialet për këtë rast janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë./Indeksonline/