75 Mall Live Search
14:27 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gazetari i mirënjohur vjen me një propozim për të nderuar Fadil Vokrrin

Sonte Kosova luan me Ishujt Faroe në stadiumin Fadil Vokrri në ndeshjen e xhiros së dytë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja jonë për herë të parë do të luaj në stadiumin që mban emrin e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Për të nderuar figurën e tij, gazetari i njohur Bekim Aliu ka bërë një propozim.

Ai ka thënë se në minutën e nëntë të ndeshjes të gjithë të pranishmit të ngrihen në këmbë për të nderuar figurën e Vokrrit.