75 Mall Live Search
14:39 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Rrustem Geci shembulli më i mirë i zhvillimit të Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj thotë se Kosova ka fat që ka burra si Rrustem Geci, i cili ka kontribuar nga SHBA për Çlirimin e Kosovës.

Sipas tij, Geci është investitor tepër i madh në Rahovec dhe se është shembulli më i mirë i zhvillimit të Kosovës.

“Kosova është me fat që ka burra si Rrustem Geci. Përpos angazhimit në SHBA për Çlirimin e Kosovës, ai tani është një investitor tepër i madh në Rahovec. Ky është shembulli më i mirë i zhvillimit të Kosovës. Respekt per ju!  Kultura e Verërave në këtë rajon po depërton fuqishëm në gjithë botën. Stone Castle. DH”, ka shkruar Haradinaj./Indeksonline/