75 Mall Live Search
23:05 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vdes nëna më e shkurtër në botë

Nëna më e vogël në botë ka vdekur në moshën 44-vjeçare.

Stacey Herald kishte çrregullime gjenetike të rrallë, pasi ishte me trup shumë të vogël.

Ajo lindi tre fëmijë, pavarësisht që mjeket e kishin paralajmëruar që mund të vdes, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Herald, nga Kentaki, kishte një gjendje të rrallë të quajtur Osteogenisis Imperfecta, e cila ngadalësoi rritjen e saj.

Gjendja gjenetike gjithashtu shkaktoi kocka brishtë dhe mushkëritë e pazhvilluara

Stacey lë pas burrin e saj 13 vjeçar, Wil, 35 vjeç dhe tre fëmijët e tyre – vajzat Kateri, 11 vjeç dhe Makya, 10 vjeç dhe biri Malachi, tetë vjeçar.

Nëna e të treve bëri bujë të madhe në opinion kur lindi fëmijën e saj të tretë, pasi mjekët këmbëngulën se shtatzënia do ta vriste atë

Ajo e përshkroi veten si një ‘mrekulli’ dhe tha se fëmijët e saj ishin ‘mrekulli’./Indeksonline/