Thaçi dekoron me medalje Delawien për kontributin në Kosovë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar ambasadorin amerikan, Greg Delawie me medaljen e dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
Thaçi ka thënë se përgjatë mandatit, Delawie është prekupuar dhe ka ndihmuar në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, transmeton Indeksonline.
I pari presidencës ka falënderuar ambsadorin për shërbimin, kritikat dhe këshillat.
Më poshtë postimi i plotë i Thaçit:
Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë sot e ndava për një mik të veçantë të Kosovës. Ambasadori amerikan, Greg Delawie, po e përfundon shërbimin e tij diplomatik në Kosovë. Pandalshëm, gjatë këtyre tre vjetëve, ai u preokupua dhe ndihmoi çdo proces nëpër të cilin kaloi vendi ynë. Faleminderit për shërbimin, për kritikat dhe për këshillat e vazhdueshme ambasador Delaëie. Kosova e çmon shumë mbështetjen tuaj! HTH./Indeksonline/