Treni godet veturën në Sllatinë, lëndohen dy persona
Në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, treni ka goditur veturën.
Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy persona ngasësi i automjetit dhe pasagjerja.
Ata janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor./Indeksonline/