75 Mall Live Search
18:03 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kanye West i gatshëm t’i hyjë biznesit të prodhimit të filmave

Kanye West nuk ndihet se ka pushtuar ende mjaftueshëm botën.

Ai mund të konsiderohet si një nga artistët më të zot në arenën e muzikës, dhe madje deri në një farë mase edhe në sferat e modës. Por atij i duket se ende nuk ka bërë mjaftueshëm.

Kanye në mënyrë të qartë ka bërë të ditur se kohët e fundit ai është duke u marrë edhe me diçka tjetër. Ai ka zbuluar se ka  nisur një kompani për prodhimin e filmave të quajtur Half Beast LLC.

Por, fansat e tij shpresojnë që ai nuk është në drejtim për të krijuar filma të ndryrë, pasi kohët e fundit ka bërë të ditur edhe  zakonet e tij pornografike për Jimmy Kimmel./Indeksonline/

Temat: