Firmino “heroi” i Liverpoolit, Shaqiri i sjell fat në Ligën e Kampionëve
Liverpooli e ka nisur me fitore sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.
Nënkampionët e këtij kompeticioni fituan me rezultat 3-2 kundër PSG-së .
Golin e parë në ndeshje e shënoi Sturidge në minutën e 30-të të ndeshjes.
Gjashtë minuta më vonë, James Milner dyfishoi rezultatin për skuadrën angleze.
Francezët u rikthyen në lojë duke ngushtuar disavantazhin me golin e Meunier në minutën e 40-të të ndeshjes.
Golin e barazimit e shënoi Kilyan Mbappe shtatë minuta para fundit të ndeshjes.
Fitorën Liverpoolit ia siguroi Roberto Firmino në minutën e dytë shtesë.
Disa minuta në këtë ndeshje i luajti edhe Xherdan Shaqiri. /IndeksOnline/