16:46 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Firmino ende po vuan nga dëmtimi në sy

Roberto Firmino pësoi një lëndim në sy gjatë ndeshjes kundër Tottenhamit në fillim të këtij muaji.

Numri 9 i Liverpoolit pati një përplasje me Jan Vertonhen gjatë fitores 2-1 në Wembley, shkruan indeksonline.

Ai u rikthye në ndeshjen kundër PSG-së duke luajtur 20 minutat e fundit dhe ishte i plotë kundër Southamptonit në fundjavë.

Megjithatë, braziliani përmes një video ka treguar se ai ende është duke vuajtur nga lëndimi në sy.

Dhe tani Firmino është i detyruar që për një kohë të mbart syzë për të mbrojtur syrin e tij. /IndeksOnline/