Shkencëtarët krijojnë ‘kujdestarë të oqeaneve’
Shkencëtarët kanë ndërtuar kandil deti robot që një ditë mund të përdoret për të gjurmuar dhe monitoruar ekosistemet e brishta detare.
Robotët e butë mund të notojnë nëpër hapësira më të ngushta se trupat e tyre, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.
Në të ardhmen, këto të ashtuquajtura “pelte” mund të dërgohen në ambiente delikate, të tilla si shkëmbinj nënujorë të koraleve, pa rrezikuar përplasjen dhe dëmtimin.
Krijuesit e kafshëve artificiale besojnë se ata mund të veprojnë si ‘kujdestarë të oqeaneve’
Shkoni poshtë për videon dhe fotografitë.