I dehuri në Prizren kërcënon me jetë dy ashkalinjë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka dërguar një mbajtje një person nga fshati Landovicë i Prizrenit, i cili kishte kanosur dy të tjerë.
“ Dy viktimat meshkuj K/Ashkali kanë raportuar se janë kanosur me jetë nga i dyshuari mashkull K/Ashkali pasi që i njëjti ishte nën ndikimin e alkoolit dhe ishte recidivist i dhunës në familje”, thuhet në raport.
Sipas policisë, me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/