Kamenicë: Derisa po qëndronte në shtëpi, dy plumba i depërtojnë në dhomë
Një person ka raportuar se përderisa po qëndronte në shtëpi, dy plumba kanë depërtuar përmes dritares në dhomë.
Nga incidenti në fjalë nuk raportohet për të lënduar, transmeton Indeksonline.
Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit të panjohur, thuhet në raportin e policisë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rogoqicë të komunës së Kamenicës./Indeksonline/