75 Mall Live Search
07:20 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Veseli viziton sot Maqedoninë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Gjatë qëndrimit në Shkup, kryeparlamentari Veseli do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Në takim, të dy homologët do të flasin për marrëdhëniet midis dy vendeve, mundësitë e thellimit të bashkëpunimin ndërparlamentar, si dhe aspiratat e përbashkëta euro-atlantike të Kosovës dhe Maqedonisë.