75 Mall Live Search
07:26 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gabimet më të shpeshta me sytjenat

1. Gaboni me masën
Numri është për perimetrin e bustit, shkronja është kupën e sytjenave! Për të mos gabuar në blerjen e këtyre të fundit duhet të dini saktë jo vetëm masën e gjoksit por edhe perimetrin e bustit dhe gjatësinë e duhur të rripave sipas shpatullave. Nëse ju detyroheni t’i shtrëngoni tepër sytjenat, atëherë po vishni sytjenat e gabuara.

2. Gaboni kur i lani 
Sytjenat duhen larë çdo tre herë që ju i vishni.

3. Zgjidhni pëlhurën e gabuar
Pambuku është pëlhura më e pastër pasi ka aftësinë të përthithë djersën dhe lagështirën. Materialet e tjera mund të çojnë në acarim të lëkurës e kruatje.

4. Si duhen larë sytjenat
Etiketat e reçipetave e thonë qartë që nuk duhet t’i lani me makinë larëse, por jo të gjitha femrat i shohin etiketat e veshjeve. Ju mund t’i lani me dorë, ose me makinë larëse me proces të shkurtër për rroba delikate.

5. A duhet të flini me sytjenat
Të fjeturit apo jo me sytjenat është zgjidhja juaj, por sa më shumë mbështesni indet e gjirit , aq më lartë do të qëndrojë gjoksi. Rekomandohen reçipetat sportive në mënyrë që mos t’ju shtrengojnë tepër.

Temat: