75 Mall Live Search
19:17 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pas Stambollit, mësoni se ku shtrin fluturimet “Air Albania”

Autoriteti i Konkurrencës (AK) ka autorizuar përqendrimin e realizuar nëpërmjet krijimit të ndërmarrjes së përbashkët “Air Albania” shpk nga “Albcontrol” sha, “MDN Investment” shpk dhe “Turk Hava Yollari” AO .

Konkurrenca argumenton se përqendrimi nuk përbën kufizim të konkurrencës.

Në vlerësimin e Autoritetit secili aksioner ka; “Albcontrol” 10%, 41% “MDN Investment” dhe  “Turk Hava Yollari A.O” me 49%. I njëjti dokument jep detaje për linjat që do të mbulojë kompania ajrore shqiptare, regjistruar në QKR në 13 shtator, ku nënvizohet se Stambolli është destinacioni i parë dhe më pas fluturimet do të shtrihen në Romë, Bolonjë dhe Londër, transmeton atsh.

Aktualisht kompania “Air Albania” po kryhen fluturime test në linjën Tiranë-Stamboll ku stafi i “Air Albania” asistohet edhe nga “Turkish Airlines”.