75 Mall Live Search
07:11 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Fillon viti i ri akademik, Parlamenti Studentor organizon marsh për gjendjen në arsim

Viti i ri akademik 2018-2019 për studentët e Universitetit të Prishtinës fillon sot me datë 01 tetor 2018.

Me këtë rast Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” me fillim nga ora 10:00 ka organizuar Ditën e Orientimit për Studentët e Rinj. Ky organizim mbahet për herë të parë dhe synon t’i njoftojë studentët me kushtet e studimeve në këtë universitet.

Mirëpo, as kjo ditë nuk do të kalojë pa shprehjen e pakënaqësive ndaj gjendjes së arsimit në Kosovë, e veçmas të atij universitar. Parlamenti i Studentëve të universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sot me fillim nga ora 13:00, organizon marsh për të shprehur pakënaqësi për gjendjen në arsim.