17:49 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

UP-ja me softuer për plagjiaturë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” investon në rritjen e  nivelit të integritetit akademik

UP-ja  ka nisur një projekt për programimin e një softueri kontrollues për indeksin e ngjashmërisë apo plagjiaturës eventuale në punimet shkencore të punuara në këtë institucion.

Po ashtu, UP-ja synon verifikimin e të gjitha temave të masterit dhe doktoratës të studentëve dhe stafit akademik, duke rritur kështu transparencën dhe cilësinë e punimeve.

Prorektori Dashamir Bërxulli u shpreh, se ‘ky është një hap cilësor në planin logjistik dhe procedural, që do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në konsolidimin e një kulture të integritetit dhe vlerave akademik në UP’.

Softueri në fjalë është në fazën e specifikimit teknik dhe më pas do të realizohet në një kohë të shkurtër, duke pranuar asistencë nga kompani të specializuara.

Realizimi i këtij softueri në gjuhën shqipe është risi edhe për gjithë botën akademike shqiptare.

UP-ja ka kohë, që është përballur me pritje për avancim të teknologjisë dhe procedura më të rrepta për rritjen e nivelit të integritetit akademik.