75 Mall Live Search
09:10 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj përkujton 1 tetorin e 1997-ës: Për të ditur kah po shkojmë duhet të dijmë nga erdhëm

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka përkujtuar protestën masive të rinisë studentore në  vitin 1997.

Haradinaj ka thënë se popullit në përpjekje për liri asnjëherë nuk i janë shuar shpresat, transmeton Indeksonline.

Sipas tij për të ditur kah po shkojmë duhet të dijmë se nga erdhëm deri këtu. Haradinaj ka shtuar se  1 tetori duhet të jetë përkujtuese e rrugës së kaluar, duke uruar të gjithë profesorët dhe studentët për fillimin e vitit të ri akademik.

Postimi i plotë:

Popullit tonë në përpjekjet për liri asnjëherë nuk i janë shuar shpresat. Më 1 Tetor 1997 u bë kthesa e madhe me protestën masive të rinisë studentore dhe profesorëve universitarë. Kujtojmë sot me krenari guximin e kësaj rinie, për t’u ngritur mbi padrejtësitë dhe për ta paralajmëruar e legjitimuar ndryshimin e madh, luftën çlirimtare. Për të ditur kah po shkojmë duhet të dijmë nga erdhëm deri këtu! Le të jetë dita e 1 Tetorit përkujtuese e rrugës që kaluam së bashku. Njëherit të gjithë studentëve dhe profesorëve, urime dhe shumë fat për fillimin e vitit të ri akademik. Iu priftë e mbara!

RH