75 Mall Live Search
22:40 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kadaj-Bujupi: Konsolidimi i Republikës bëhet nëpërmjet zhvillimit socio-ekonomik

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi së ka vizituar sot qytetarët në veriun e Mitrovicës.

Sipas saj, realiteti i tyre ka qenë më i vështiri në këto vitet e fundit për shkak të paaftësisë së qeverive për shtrirjen e integritetit atje.

Ajo ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pozicion të qartë në mbrojtjen e sovranitetit të integritetit territorial si dhe zotohen që me theks të të veçantë do ta përkrahin këtë zonë drejtë zhvillimit ekonomik.

“Konsolidimi i Republikës bëhet nëpërmjet zhvillimit socio-ekonomik.

Sot vizituam qytetarët e anës veriore të Mitrovicës, realiteti i të cilëve ka qenë më i vështiri në këto vitet e fundit për shkak të paaftësisë së qeverive për shtrirjen e integritetit atje.

Megjithatë ata treguan vullnet të pashoq e dashuri të madhe për kombin, duke qëndruar në shtëpitë e tyre e gjithmonë duke shpresuar për ditë më të mira edhe kur këto ditë dukeshin larg. Kurse sot më shumë se kurrë ata presin që përditshmëria e tyre të ndryshoj substancialisht.Ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës kemi pozicion të qartë në mbrojtjen e sovranitetit e integritetit territorial si dhe zotohemi që me theks të veçantë do ta përkrahim këtë zonë drejtë zhvillimit ekonomik.

Sepse #Mitrovica meriton më mirë!”, ka shkruar ajo./Indeksonline/