Telefoni Google Pixel 3XL del në shitje para se të lansohet
Telefoni i kompanisë Google, Pixel 3XL ka filluar të shitet në Hong Kong ende pa u lansuar zyrtarisht.
Nga ata që kanë arritur ta blejnë deri më tash kanë treguar specifikat e telefonit. Ekrani është 6.3 inch, 128GB ROM dhe 4 GB RAM, transmeton Indeksonline.
Madhësia e baterisë është 3700 mAh. Sa i përket kamerës, ajo e përparme është 8 megapixel, kurse kamera kryesore është 12 megapixel.
Google do ta lansoj zyrtarisht me 9 tetor në një ceremoni./Indeksonline/