75 Mall Live Search
11:58 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Bahtiri mos të nxisë protesta, le t’i kryejë punët e veta

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që mos të nxiten protesta në kohën kur po ndodhin tema serioze, derisa i ka shprehur ngushëllim të gjitha ata që kanë pretendime për ndryshim të territoreve.

Sipas tij, do ishte mirë që rezoluta e opozitës të votohet në Kuvend.

“Kemi pasur një debat mjaft të ndjeshëm rezoluta është një qëllim që na obligon te gjithë edhe presidentin dhe nëse aprovohet në Kuvend shihet se kujt i obligohet, është gjendje reale mirë do te ishte qe kjo rezolutë të votohet nuk është e qeverisë” tha Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit kërkoi që mos të nxiten protesta kur po ndodhin tema serioze.

“Mos nxisni veprime, një protestë për urën mos nxisni veprime kur tema aq serioze janë duke ndodhur si themelimi i ushtrisë, nëse donë me i ndihmuar vendin Agim Bahtiri le t’i kryejnë punët e veta e të mos të hyjnë në garën për politikën e madhe”, tha ai

Këto komente ai i bëri pas dekorimit me hartën e artë për Elena Kadaren, të cilën e falënderoi shumë për kontributin e dhënë.