75 Mall Live Search
18:03 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Asambleistja e paturp, për dy javë i ndërroi dy parti

Asambleistja e AKR-në në Mitrovicë, Fidane Hasani duket se ka regjistruar një rekord. Ajo brenda një jave i ka ndërruar dy parti dhe dy qëndrime.

Hasani një javë më parë i kishte shkuar në zyre kryeministrit Haradinaj duke zyrtarizuar kalimin në AAK.

Por, duket se Fidane Hasani ka rënë pre e ndonjë pazari për çka ka ndërruar qëndrim, shkruan Indeksonline.

Ajo sot ka njoftuar rikthimin në AKR, pas një takimi që kishte me kryetarin, Agim Bahtiri.

“Në takim me kryetarin Agim Bahtiri patëm një bisedë miqësore dhe i sqarova dilemat të cilat i kam pasur në disa procese, për të cilat ai më tregoi se si po punon maksimalisht. Më pas bashkërisht u pajtuam që unë të rikthehem në partinë time dhe të vashdoj të jem asambleiste e AKR-së deri në fund të mandatit, për të cilën gjë e kam marrë besimin nga qytetarët e Mitrovicës” thuhet në arsyetimin e padenjë nga asambleistja Hasani./Indeksonline/