Kryeministri: Liberalizimi mund të ndodhë në fundvit
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është optimist që liberalizimi i vizave do të ndodh në fund të këtij viti.
“Çështja e liberalizmit të vizave nuk është keq gjendja, çdo mik që vjen në Prishtinë na njofton për gjendjen, kemi shumë punë por jam optimist që do e marrim në fund të vitit”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.
Këto komente Haradinaj i bëri duke folur lidhur me deklaratën e eurodeputetit McAlister, se ka gjetur një zgjidhje për raportet Kosovë-Serbi.
Sipas tij në takimin e fundit që kanë zhvilluar gjatë vikendit nuk kanë diskutuar për këtë çështje.
Kryeministri Haradinaj ka shprehur edhe ngushëllime për të gjithë ata që kanë pretendime për ndryshim të territoreve.
Duhet përkujtuar se Haradinaj ka qenë kundër çdo ndryshimi të kufijve Kosovë-Serbi, që nga fillimi i diskutimit në publik të kësaj çështje./Indeksonline/