Mustafa: Idenë e Thaçit për kufijtë po e mbështesin edhe Veseli, Haradinaj e disa ministra
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve.
Në një postim në Facebook, Mustafa ka shkruar se kjo ide nuk është vetëm e të parit të shtetit, transmeton Indeksonline.
Sipas tij, pjesë e projektit për ndarjen e veriut po bëhen edhe kryeparlamentari, kryeministri dhe disa ministra.
Më poshtë postimi i Mustafës:
Institucionet e vendit nuk po sillen me përgjegjësi ndaj gjendjes së krijuar në veri të vendit. Sjellja, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe të Kuvendit, pa marrë parasysh se çfarë deklaron Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe disa ministra, po bëhen pjesë e projektit të ndarjes së veriut të Kosovës. Po shihet qartë se Presidenti nuk është vetëm në idenë e tij për korrigjim të kufijve.
Është e papranueshme që për efekte populliste e të fushatës të rrezikohet integriteti territorial dhe ushtrimi i pushtetit në terë territorin e vendit. Institucionet e tilla të papërgjegjshme duhet të japin dorëheqje dhe të shpërndahen. /Indeksonline/