75 Mall Live Search
16:07 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tifozët e Maltës vizitojnë kryeqytetin para ndeshjes në ”Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës është sonte nikoqir i Maltës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Futbollistët e Maltës kanë arritur në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme, edhe tifozët maltez kanë arritur në qytetin e Prishtinës, transmeton IndeksOnline.

Para ndeshjes në ”Fadil Vokrri”, tifozët e Maltës kanë shfrytëzuar motin e mirë për ta vizituar kryeqytetin.

Përndryshe, Kosova është sonte favorit absolut ndaj Maltës në ndeshjen e vlefshme për Grupin 3, në Liga D.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora, 20:45 në stadiumin, ”Fadil Vokrri”./IndeksOnline/