Pensionohet përsëri Antonio Cassano
Veterani i futbollit, Antonio Cassano është pensionuar për herë të tretë në karrierën e tij.
Para disa jave konfirmoi rikthimin e tij në futboll dhe filloi stërvitjet por duket se trupi i tij ka humbur forcën për të luajtur futboll profesional, transmeton Indeksonline.
“Dita ka ardhur, dita kur e vendos që me të vërtet ka përfunduar” tha Cassano duke treguar se po pensionohet për herë të fundit.
Italiani u rikthye stërvitjeve këtë të hënë tek ekipi italian i Series C, Virtus Entella./Indeksonline/