75 Mall Live Search
17:28 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shqiptari i dëbuar sfidon policinë italiane me qese droge me vete

Një shqiptar ka rënë në pranga të policisë në vendin fqinj. Dy vite më parë, shqiptari ishte dëbuar nga Italia dhe nuk kishte të drejtë hyrjeje në këtë shtet. Gjatë kontrolleve rutinë, ai u ndalua nga karabinierët duke rezultuar si person i padëshirueshëm në tokën italiane.

Shpërndarës kokaine, arrestohen dy shqiptarë

Pas kontrolleve të imtësishme, 30-vjeçarit iu gjet edhe një sasi e vogël drogë e llojit marijuanë, e cila ishte e futur në disa qese, përcjell “lavocedibolzano.it”.

Image

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë, të cilët dyshohen se mund të bashkëpunonin me shqiptarin, tashmë të ndaluar dhe të arrestuar.