Shtëpija që mrekullisht i “mbijetoi” uraganit Michael
Pamjet nga shkatërrimi i uraganit Michael tregojnë një shtëpi e cila i ka mbijetuar stuhisë përderisa të gjitha shtëpitë tjera përreth janë shkatërruar.
Pallati i Rërës, një shtëpi në plazhin “Meksiko Beach” në Florida është ende në këmbë- megjithëse ajo ka pësuar dëmtime si rezultat i stuhisë.
Kati i parë i shtëpisë është shkatërruar, megjithatë shtyllat kryesore janë ende në këmbë duke bërë kështu që ajo të mos shembej.
Gjithashtu disa dritare u hoqën dhe u shkatërruar edhe gjërat tjera, por në krahasim me shtëpitë e tjera duket se kjo ka pasur fat që ka “mbijetuar”./Indeksonline/