75 Mall Live Search
21:56 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Hadërgjonaj, i ftuari i papritur i Zvicrës kundër Islandës

Sonte po zhvillohet ndeshja mes Islandës dhe Zvicrës në Ligën e Kombeve.

Ndeshja, e cila ka filluar nga ora 20:45 në Liga A të Grupit 2, po del të jetë interesant, pasi Islanda nuk ka asnjë pikë dhe synon që së paku të nxjerr së paku një pikë.

Kurse Zvicra është e dyta në grup që ka vetëm 3 pikë dhe pretendon që me çdo kusht të nxjerr rezultat pozitiv.

Për Zvicrën takimin nga minuta e parë e filluan Xhaka e Shqairi, ndërsa në formacionin rezervë janë edhe Ajeti dhe shqiptari më i ri që është thirr të kombëtarja zvicerane, Florent Hadergjonaj.

Trajneri i Islandës shihet se ka vendosur një formacion mbrojtës, apo siç njihet me parkim të dy “autobusëve” para portës së saj me 4-4-1-1, ndërsa Zvicra e ka nisur me formacionin 4-2-3-1./IndeksOnline/

Temat: