Zvicra regjistron edhe fitoren e dytë, kryeson në grupin përkatës
Kombëtarja zvicerane ka regjistruar fitore të rëndësishme përballë Islandës.
Ndeshja e vlefshme për Ligën e Kombeve në Ligën D, përfundoi me fitoren e helvetikëve në Islandë.
Zvicra e shqiptarëve e mposhti Islandën me rezultat të ngushtë, 2-1 në ”Laugardalsvollur”, transmeton IndeksOnline.
Golat për Zvicrën i shënuan Haris Seferovic (Xhaka asistim, ’52) dhe Michael Lang (’67).
Ndërsa, golin e vetëm për ishullorët e shënoi Finnbogason në minutën e 81-të.
Kështu, pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Zvicra është lidere me 6 pikë, ndërsa Islanda është e fundit me 0 pikë./IndeksOnline/