Kosova përfundon kualifikueset për evropian, mposhtet nga Izraeli
Kosova U21 është mposhtur nga Izraeli me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Euro U21.
Skuadra e drejtuar nga Prekazi nuk arriti të nxjerr rezultat pozitiv nga kjo ndeshje që do t’i jepte shpresa për kualifikim.
Golat për vendasit i shënuan dy Ghanem (10’ dhe 45+2’) dhe një nga Meir.
Me këtë humbje, Kosova përfundon në vendin e pestë në tabelë me 12 pikë, 3 pikë më pak se Irlanda në vendin e dytë. Gjermania është e para në grup me 23 pikë. /IndeksOnline/