Sot varroset 27 vjeçari që humbi jetën pas aksidentit në Pejë
Këmbësori, Agon Daci i cili ndërroi jetë ditën e djeshme si pasojë e goditjes nga vetura, varroset sot.
Kështu kanë njoftuar familjarët e viktimës, ku është bërë e ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 16:00.
Kortezhi do të niset nga shtëpia e të ndjerit drejt varrezave të qytetit të Pejës.
Ndryshe, aksidentet në komunikacion po bëhen shkaktar për vdekjen e shumë njerëzve në Kosovë./Indeksonline/