Themelohet federata e sportit më të shtrenjtë në botë
Ditën e mërkurë në Prishtinë është themeluar Federata e Golfit të Kosovës. Pjesëmarrës ishin 15 përfaqësues nga pesë klubet e golfit në Kosovë (Klubi i Rahovecit, Klubi Alora, First Block, Prishtina Eagles dhe Sunny Hill.
Anëtar të bordit u zgjodhën tre përfaqësues: Pajtim Jakupi (Alora), Flora Hoxha (Sunny Hill) dhe Valdet Kika (First Block).
Kryetar i Federatës është zgjedhur Blerim Sejdiu, nënkryetar Kujtim Kelmendi ndërsa sekretar është zgjedhur presidenti i Federatës së Minigolfit Lavdim Zylfiu.
Federata ka zyrtarizuar logon e tyre dhe ka pasqyruar lojtarët e golfit të cilët shumica vijnë nga diaspora veçanërisht nga Gjermania.