10:01 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Stresi sot para gjykatës, i bëhet e ditur masa e sigurisë

Reperi i njohur, Stresi do të dalë përpara Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë.

Ai u arrestua para dy ditësh nën akuzën me pjesëmarrje me trafikim narkotikësh dhe krime kundër personit, raporton Tch.

Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, u arrestua në një hotel në Linzë, ku iu gjet një sasi e vogël kokaine dhe një pistoletë.

Ndryshe, reperi në këtë hotel ndodhej me një femër të moshës 20 vjeçare, e cila nuk ishte e fejuara e tij, Kejsi./Indeksonline/